-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pararoja 2″/ Kapen në flagrancë dy transportuesit

Kryesoret

Policia ka arrestuar dy të rinj nga Shkodra, pasi u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm.

Në njoftimin e policisë bëhet se u arrestuan shtetasit inicialet K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Komisariati i Policisë Vorë dhe Forca e Posaçme Operacionale.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht edhe 13 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këtas shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.“, njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit