Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë kryer një operacion mbrëmjen e djeshme.
Sipas burimeve është arrestuar një person për llogari të Policisë së Elbasanit, i dyshuar për pjesëmarrje në një atentat.
Priten informacione të mëtejshme rreth këtij operacioni.
Kujtojmë se, mbrëmjen e djeshme një aksion nga forcat RENEA u zhvillua në Tiranë, për kapjen e disa personave që janë në kërkim dhe konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë.