-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafik heroine e kokaine/ Shqiptari “koka” e bandës së romëve në Greqi!

Kryesoret

Një shqiptar bashkë me 6 shtetas romë, të cilët i mbante në skuadrën e tij, janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni që lidhej me trafikun e kokainës dhe të heroinës në zonën e Atikës.

Të dhënat në lidhje me operacionin e gjerë të Policisë greke, ku u mësua se për shpërndarjen e drogës përdoreshin edhe dy fëmijë të vegjël, po të komunitetit rom, i ka bërë publike media lokale e Larisës.

Media greke bën me dije se një operacion i gjerë policor është zhvilluar në zonat e Prefekturës së Atikës, gjatë të cilit është çmontuar një organizatë kriminale shumë anëtarësh dhe ndër të tjera janë sekuestruar rreth 9 kilogramë heroinë. Mësohet se trafikimi ka ndodhur edhe në Volos.

Në kuadër të hetimeve të rastit, në fillim të marsit 2023, në Alikos u arrestua vëllai 32-vjeçar i kreut të grupit, i cili u kap duke transportuar më shumë se 2 kilogramë heroinë dhe një sasi kokaine.

Në këtë operacion u identifikuan dhe u arrestuan shtatë anëtarë të bandës kriminale, të cilët janë të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet lidhjeve familjare dhe miqësore.

Bëhet fjalë për gjashtë romë dhe një shqiptar, mes të cilëve edhe një drejtuese e organizatës, 35-vjeçare me dy fëmijët e saj të mitur, ndaj të cilëve është bërë dosje sipas rastit për veprat e organizatës kriminale, shkelje të ligjit për substancat që krijojnë varësi, shkelje e ligjit për armët dhe neglizhenca për të mbikëqyrur të miturit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit