Motra e protagonistit kryesor të Big Brother Vip, Ina Ejlli e cila momentalisht ka marrë nën administrim llogaritë e rrjeteve sociale të të vëllait ka mbërritur në Tiranë sot.
Luizi është një nga banorët e pakët që ka më shumë se 100 ditë qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe ndër të paktët që është surprizuar nga familjarët.
Motra e Luiz Ellit, e cila prej vitesh jeton në SHBA është tashmë është mjaft e njohur për publikun, sepse instagrami i Luizit tashmë mban emrin e saj. Ina ka mbërritur në Tiranë dhe ardhja e saj lind dyshime se ajo mund të jetë surpriza e rradhës për Luizin, mbase nesër mbrëma.
“Pritjes i erdhi fundi”, shkruan Ina Ejlli në profilin e saj, ku më pas ka zbuluar se ka vizituar vendlindjen, Shkodrën.
Para pak javësh Luizi u surprizua me ardhjen e kunatit të tij, bashkëshortin e Inës dhe më parë ka marrë një video nga motra dhe mbesat e tij.