Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën me debat pasi është shtyrë diskutimi i ligjit për taksat. Kjo ka sjellë reagimin dhe kundërshtimin e opozitës, por shumica me forcën e kartonit e ka shtyrë. Replika në distancë ka pasur mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit. “Gazi, vetëm përpara, kurrë pas” ishin fjalët e Ballës, për Bardhin.
Deputetja Ina Zhupa dënoi sulmin ndaj kreut të PD për Vaun e Dejës, Bernard Ndreca duke e cilësuar një akt terrorist. “Në këtë parlament kemi 8 javë që nuk diskutojmë për çështje të zgjedhësve. Këtë javë kishit justifikim pushimin zyrtar. Shqetësimi juan i parë nuk është çështjen e zgjedhësve, por kohën e opozitës nuk mund ta merrni.
Ne kemi të drejtën tonë t’i themi qeverisë se kush është realiteti. Doja të ndalesha edhe tek akti terrorist ndaj kryetarit të PD për Vaun e Dejës, kjo ishte një nisje e fushatës me tritol. Ministri i Brendshëm duhet të na tregojë se deri në çfarë niveli janë hetimet. Demokratët nuk trembën, hiqni dorë nga këto metoda dhe distancohuni sot publikisht nga kjo ngjarje”, tha Zhupa.