-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Qeveria Rama po përdor ndërtimin për pastrimin e parave të pista

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta po zhvillon sot një tryezë për politikat sociale të strehimit. Meta u shpreh se kjo është një temë e rëndësishme që prek në përgjithësi të rinjtë.

“Pamundësia për strehim është një plagë e rëndë sociale, duke u kthyer në një nga arsyet themelore për largimin masiv të qytetarëve tanë në emigrim.

Sepse, për çfarë perspektive mund të flasim për një familje të re, e cila nuk siguron dot një strehë për të rritur fëmijët? Ku edhe ata që ja dalin, kanë kosto të jashtëzakonshme, janë peng të mikrokredive dhe borxheve.

Duhet të paktën një pagë mujore mesatare, për të përballuar koston e qirasë, apo të kësteve të kredisë. Kostoja e blerjes së apartamentit, është rritur ndjeshëm, bashkë me kostot e jetesës, nga rritja e çmimeve dhe mosrritja e pagave.

Varfëria është thelluar për të gjitha kategoritë e shoqërisë, ndërsa strehimi, qoftë me Qira apo për të Blerë, është shtrenjtuar ndjeshëm, duke u bërë i papërballueshëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.”, tha Meta. 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit