Sindikatat franceze i bëri thirrje sot Emmanuel Macron që të mos miratojë reformën e pensioneve të miratuar më herët sot nga Këshilli Kushtetues dhe paralajmëruan se do të refuzojnë të takohen me qeverinë përpara 1 majit.
“Përballë refuzimit masiv të kësaj reforme, komisioni i organizatave sindikale kërkon formalisht që ligji të mos miratohet, e vetmja mënyrë për të qetësuar zemërimin e shprehur në vend”, thuhet në njoftimin e komisionit sindikal.
Organizatat që vendosën “të mos pranojnë të takohen me qeverinë” deri më 1 maj, Ditën e Punës, për të cilën ai bën thirrje për një “mobilizim të madh”.
Partitë më të mëdha opozitare të Francës janë të vendosura të vazhdojnë luftën e tyre kundër planit të reformës së pensioneve të sapo miratuar nga Këshilli Kushtetues.
“Lufta vazhdon,” kundërshtoi lideri i së majtës radikale Jean-Luc Mélenchon, ndërsa liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se “e ardhmja politike e reformës së pensioneve nuk është e vulosur” pasi vendimi i Këshillit Kushtetues erdhi pas muajsh protestash dhe polemikash politike kundër këtij projektligji kryesor të mandatit të dytë pesëvjeçar të Emmanuel Macron.