-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia falimentoi! Rama “kërcënon” kavajasit: Më votoni ose s’ka stadium

Kryesoret

Me një bashki të falimentuar, Edi Rama vendosi që sërish qytetarëve të kavajas t’u jepte si opsion për të votuar Redjan Kralin. Sot ishte në fushatë për ta mbështetur. U premtoi stadium, por me një kusht, duke i “kërcënuar” se nëse bashkia ikën nga duart e PS-së, ta harrojnë.

“Stadiumet në Durrës dhe Korçë do bëhen në bashkëpunim me biznesin. Nëse ju bëheni një grup këtu të jepni kontribut dhe të shfrytëzoni mjediset aty, dyqane restorante, fitnes, na e lehtëson punën të marrim dhe ne pjesë.

Qeveria futet në një pjesë, federata në një pjesë, ju në një pjesë, pra biznesi, dhe bashkia do të na japi një dorë meqë ka fondet më të mëdha këtu. Thuaj atyre me dy gishta që nëse ja japin votën atyre që duan ta çojnë Shqipërinë si Kavaja në kategori të tretë, s’ka stadium.

Nëse doni ta ktheni Kavajën pas, do shembim edhe stadiumin se ky është i kategorisë “DS 5”. Nëse na jepni mundësinë ta ndërtojmë, do e bëjmë sa të na e jepni. Do nisim menjëherë projektin. Stadiumin e Kavajës mund ta bëjmë’, tha fillimisht Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit