Mesditën e sotme rreth orës 12:00 është regjistrua një aksident i rëndë në aksin rrugor Vlorë-Kuç ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
70-vjeçari me inicialet K. H. duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.
Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 60-vjeçare me inicialet E. H.
Të plagosurit janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Dy të plagosurit kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.