-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi në Hagë, The Sunday Times: Janë heronj të Kosovës të akuzuar për krime lufte

Kryesoret

“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton ideolizohen, një histori suksesi i NATO-s po kërcënon të bëhet shumë i thartë”. Kështu e nis artikullin e saj, gazeta britanike, “The Sunday Time”, kushtuar procesit gjyqësor në Dhomat e  Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve.

E përjavëshmja britanike “The Sunday Times“, i ka kushtuar një artikull të gjatë, fillimit të procesit ndaj ish drejtuesve të UÇK-së, të akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit,  nga Zyra e Prokurorit të Specializuar  të Kosovës në Hagë.

Artikulli i cili i dedikohet  ish-drejtuesit politik  të UÇK-së, e më vonë pas çlirimit, President e Kryeministër i Kosovës,  Hashim Thaçit, i cili  mbahet në  paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, së bashku  edhe  me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, rikujton gjithë këtë  situatë, e cila paradoksalisht fillon me intervenimin e NATO-s në Kosovë në mars të vitit 1999.

Autori i artikullit, gazetari Matthew Campbell, rikujton se bombardimet ishin të definuara si përgjigje kundrejt krimeve serbe të luftës dhe mizorive të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës, që ridefinoi ndërhyrjen ushtarake të Perëndimit si ndërhyrje në baza humanitare.

Mes të tjerave, në artikullin e titulluar- “Ata janë heronj kombëtar të Kosovës-tani të akuzuar për krime lufte”, gazeta përmend se si udhëheqësit britanikë dhe amerikanë –  ish kryeministri Tony Blair dhe ish presidenti Bill Clinton – nderohen si heronjë në Prishtinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit