I ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, Ilir Alimehmeti u shpreh se ka një diskriminim të madh në shërbime nga ana e Bashkisë së Tiranës brenda dhe jashtë Unazës së madhe.
Ai vuri theksin gjithashtu edhe te çështja e mos futjes në zgjedhjet e 2019-s dhe djegia e mandateve, duke thënë që ai ishte një gabim që nuk duhej të ishte bërë.
Ndërkohë, ai bëri thirrje që të mos kalohen vijat e kuqe nga qeveria, që sipas tij, ka të drejtën e qeverisjes, jo të abuzimit.
“Ka një diskriminim brenda dhe jashtë Unazës. Në total ka një mungesë shumë të madhe transparence. Po bëj një mea culpa që në 2019-n nuk u futëm në zgjedhjet vendore. Ka disa vija të kuqe që nuk duhen kapërcyer dhe kur e bën këtë gjë, ti je shumë i qartë për atë që po bën. Do ishte mirë që opozita të kishte qenë aty, në të mirë të komunitetit. Qeveria ka të drejtën e qeverisjes, por jo të abuzimit.”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij në “5 Pyetjet” Ilir Alimehmeti.
Sondazhi për punën e Veliajt, Alimehmeti: Qytetarët kanë frikë se nuk u ruhet anonimiteti!