-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i Taksave Arli Naska blen 25 milionë lekë karrige lëkure për zyrën (Dokumentet)

Kryesoret

Drejtori i Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës Arli Naska ka vendosur 25 milionë lekë në dispozicion të zyrës së tij për ta mobiluar gjithçka në detaje dhe luks.

Sot u shpall fituesi i tenderit për blerje mobilie dhe orendi nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe e Tarifave Vendore Tiranë që drejtohet nga Naska dhe që është në varësi të Erion Veliajt.

Fondi limit ishte 2 487 388,00 dhe fituesi u shpall thuajse kokë më kokë me 2 334 150,00 por duke llogaritur edhe TVSH-në shuma shkon akoma më shumë.

Tenderi në fjalë ka dy probleme; i pari lidhet me faktin që është kapur me “karton të kuq” nga faqja që monitoron prokurimet publike. Kjo për shkak se janë skualifikuar garuesit e tjerë dhe fitorja i është dorëzuar kompanisë “DROMEAS Albania”.

 

Dy nga tre garuesit nuk dorëzuan ofertë dhe i treti kishte probleme me dokumentacionin. Gjithçka duket si garë e përcaktuar. Dyshimet janë të forta. Problemi i dytë është moral. Si është e mundur që një drejtor të shpenzojë një shumë të tillë kaq të madhe për zyrën e tij?

Në listën e mallrave që do të blihen përpos tavolinave, komodinave, bibliotekës, varëses së rrobave dhe dollapit është edhe karrigia me rrota, që Arli Naska ka kërkuar që të jetë më lëkurë.

“Karrige me rrota për titullarin, me mekanizëm për rregullim në lartësi, thellësi, anim në varësi të peshës si dhe rregullim për pjesën lumbare të shtyllës kurrizore.

Kolltuk dysh lëkure për zyrën e titullarit me ngjyrë të zezë dhe skelet. Kolltuk tek lëkure për zyrën e titullarit me ngjyrë të zezë” specifikohet në tender.

Diçka jo e zakonshme në këtë kohë krize që trumbetohet nga qeveria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit