-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapërcen murin në mes të ditës! Momenti kur hajduti zbraz shtëpinë në Tiranë (VIDEO)

Kryesoret

Vodhi në banesa dhe në automjete, në zona të ndryshme të kryeqytetit, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Autori me inicialet V. M. banues në Shkozë është i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur kryen një nga vjedhjet në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se 25-vjeçari është autor i dyshuar i 6 vjedhjeve në banesa dhe në automjete, të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit, gjatë 2 muajve të fundit;

  • Më datë 21.03.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetases Z. H.;

  • Në datat 10, 11 dhe 12 prill, 2023, në lagjen “Ali Demi” dhe në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka vjedhur aksesorë të ndryshëm, në disa automjete;

  • Më datë 13.04.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit H. B.;

  • Me datë 17.04.2023, në Shkozë, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit S. H.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit