Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së hënës ku mbeti i vdekur 20-vjeçari Stiven Toshkesi, pasi u godit me thikë nga dy 18-vjeçarët Axel Hoxhajn dhe Enzi Maze i cili është i arrestuar nga policia.
Maze ka thënë se shoku i tij, Axel Hoxhaj, ishte rrahur nga 19-vjeçari dhe se shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Hoxhajt, e cila ishte e dashura e 20-vjeçarit.
Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do të takonte Toshkesin për t’u sqaruar me njëri-tjetrin dhe jo për ta plagosur me thikë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës afër gjimnazit Partizani. Dy të rinjtë, Axel Hoxhaj dhe Enzi Maze goditën me thikë për vdekje 19-vjeçarin Stiven Toshkësi i cili humbi jetën gjatë rrugës në spital.