Ata kanë kërkuar që të gjenden te humburit edhe sikur të jenë të vdekur.
Familjarët kanë paralajmëruar se ata do mblidhen sërish derisa të kenë një përgjigje nga Policia e Sarandës.
Pjesë nga biseda mes familjarëve dhe policisë
“Kush është në shërbim vëlla. Po sikur të të marrim peng ne ty ore, të të fusim në makinë, do vijë shteti?”- i thotë ai.
“Është në shtëpi,” thotë efektivi.
“Ore ti ke familje ti, ke njerëz more zotëri, se s’po të bëjë presion. Ne nuk po vijmë as për një lopë, as për një viç, por po vijmë për dy njerëz të humbur. A ke epror ti? Ti s’më sqaron dot mua, unë dua një shefin e komisariatit. Mua s’më intereson. Unë dua trupin, ta marr dhe t’ua çoj atyre prindërve në shtëpi. Kam 15 ditë që po e kërkoj. Merre të vijë këtu. Janë familjarët e atyre të zhdukurve, ka 15 ditë. Ke vëlla ti, kë djalë ti, po të humbi vëllai yt? Ore ka ardhur Gëzimi thuaj more,” vijon të thotë vëllai i Sulovarit.
“Mos më kërcëno,” shprehet efektivi.
“Po s’po të kërcënoj more, merre thuaj, ka ardhur Gëzimi,” shton në fund vëllai i Sulovarit.