-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është djali i Admir Muratajt! Kërkohet për sherrin që vrau 20-vjeçarin në Tiranë

Kryesoret

Arbëri Murataj 18-vjeç, djali i Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë është shpallur në kërkim në lidhje me hetimet që po zhvillohen për vrasjen e 20-vjeçarit, Stiven Toshkesi në kryeqytet më 18 prill pas një sherri për ngacmimin e së dashurës.

Për momentin në qeli janë dy të rinj, Axel Hoxhaj që dyshohet se e qëlloi dhe shoku i tij Enzi Maze. Por dyshohet se Toshkesi konfliktin e ka pasur me Arbëri Muratajn. Shkak i konfliktit midis Arbër Muratajt dhe Stiven Toshkesit ishte vajza, me të cilën Toshkesi ishte i lidhur.

Arbër Murataj dyshohet se rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesi për t’u sqaruar. Ata janë takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin për t’u sqaruar. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj.

Zanafilla e sherrit për të dashurën! Shpallet djali i “bosit” që vrau policia në Tiranë

Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj.

Pra, sipas hetimeve dy muaj më parë ka zanafillën konflikti, ku Toshkesi është plagosur me hanxhar dhe më pas në 18 prill ai u qëllua për vdekje nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, personin me të cilin Toshkesi kishte konfliktin dhe me të cilin ishte konfliktuar edhe dy muaj më parë, ku edhe kishte mbetur i plagosur me hanxhar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit