Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i shoferit të kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjonaj mbrëmjen e së hënës.
Sokol Frroku është ndaluar në Vorë pasi ka kundërshtuar forcat e policisë.
Frroku pasi është ndaluar për kontroll ka debatuar me policët, të cilët i kanë bërë testin e alkoolit dhe ka rezultuar i dehur.
Më pas është arrestuar në policinë e Vlorës. Tashmë do të akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe kundërshtim të forcave të policisë.