-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Precedenti i rrezikshëm! Si u përdor feja për fushatë politike, faqja u zhduk

Kryesoret

Pasditja e djeshme vendosi një precedent, përfshirjen e fesë në politikë në Shqipëri. Një poster provokativ me ngritjen e gishtit të mesit kundër korrupsionit i kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi solli një shpërthim të shpejtë.

Lajmi u përhap me shpejtësi si me telekomandë. Provokimi që bëri Këlliçi për të mirë apo të keq mori vëmendje nga të gjithë.

Por si me “buton” lajmi u shoqërua me një anti-fushatë të fortë për të denigruar kandidatin opozitar duke e sulmuar tashmë jo më nga komentet e aktivistëve, por nga një tjetër llogore, feja.

Vetëm pak minuta pasi lajmi u publikua në media erdhi një “tërheqje veshi” moraliste nga një faqe “Xhamitë e Tiranës”. Gjëja e parë që ra në sy ishte fakti që reagimi ishte aq i gjatë sa minimumi do të donte pak më shumë kohë për t’u shkruar dhe jo direkt sapo u shpërnda posteri të vinte reagimi.

A ishte gjithçka e sinkronizuar? Përshtypjet janë të tilla. Tani ndalemi tek kjo faqe. Kush e ka? Kush e administron? Kush është dora që fshihet pas saj?

Pse u bë e gjallë tani dhe jo asnjëherë për komentet seksiste të dora vetë, kreut të qeverisë Edi Rama në studio, parlament, apo fushatë?

Faqja “Xhamitë e Tiranës” nuk përfaqëson xhamitë në kryeqytet. Këtë e bën Myftinia e Tiranës apo Komuniteti Mysliman. Këto dy institucioni nuk kanë bërë asnjë reagim të tillë. Në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale nuk ka asnjë koment.

Atëherë kujt i shërben kjo faqe? Çdo kujt mundet, por kjo faqe vetëm besimit nuk i shërben, aq më tepër që nuk ia dëgjuam zërin asnjë postimi gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Fakti që kjo faqe u përdor për të futur frymën e përçarjes edhe në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë e vërteton më së miri fakti që sot rezulton e mbyllur.

Insinuata nuk është provë, por fakti që gjithçka ishte e koordinuar lë të kuptohet se ishte me prapavijë për të goditur rivalin, por duke përfshirë fenë, që deri tani nuk kishte ndodhur. Keni marrë gjithçka, të paktën harmoninë fetare mos na e cenoni.

Faqja “Xhamitë e Tiranës” e mbyllur

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit