Vodhi makinën e një qytetari dhe u largua me shpejtësi arrestohet pas disa minutash ndjekjeje nga policia, 40-vjeçari me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve në Himarë.
Sekuestrohen dy makina nga operacioni që çoi në pranga Florian Mehmeti.
Por si ndodhi ngjarja? Policia u njoftua për vjedhjen e një makine tip “Suzuki” në Llaman. Në ndjekje iu vendos 40-vjeçarit nga Tirana që u largua me shpejtësi në aksin rrugor “Himarë-Sarandë”.
Por arratia zgjati pak minuta dhe u prangos. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.