Ish-kryeminsitri, Sali Berisha gjatë një interviste të zhvilluar mbrëmjen e sotme është shprehur gjatë takimeve të zhvilluara me mbështetësit e tij sheh shumë entuziazëm.
Ai gjithashtu shtoi se në takimet e tij shkojnë qytetarë të cilët nuk kanë asnjë lidhje me pushtetin.
Në emisionin “Now”, Berisha gjithashtu denoncoi një akt të cilin ai e quajti presion ndaj qytetarëve pasi sipas tij punonjës të bashkive filmojnë për t’i frikësuar.
“Ka një entuziazëm të qytetarëve që me ty veç idealeve nuk kanë lidhje tjetër. Në të gjitha sallat tona nuk ka asnjë pushtetar, janë qytetarë që vijnë, që në mënyrën më primitive, më vulgare dalin dhe i filmojnë punonjës të bashkisë vetëm për t’i frikësuar, që ti ke në punë, këtë ke atë. Nuk kisha parë gjë të tillë që nga vite 90, këta dilnin haptas, por njerëzit nuk pyesnin fare”, u shpreh Berisha.