Autoritet britanike kanë arrestuar 4 të rinj shqiptarë pasi u kapën duke punuar në një shtëpi bari.
Për të bërë të mundur arrestimin e tyre policia rrethoi banesën ku brenda saj kultivohej më shumë se 1000 bimë kanabisi.
4 të arrestuarit janë 28-vjeçari Edi Çepele, 27-vjeçari Erjo Çepele, 29-vjeçari Andi Kola dhe 19-vjeçari Mikel Xhafa.
Të rinjtë u akuzuan gjithashtu për posedim të kanabisit me qëllim furnizimin, por të gjithë e mohuan akuzën para gjykatës.