Nga Dibra ku kërkoi votën e qytetarëve për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha tha se në një dekadë, Edi Rama e inauguroi pesë herë Rrugën e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar. “Pesë inaugurime, pesë mashtrime për Rrugën e Arbrit”.
Më pas kishte një koment për të deleguarën e PS-së për qarkun e Dibrës, zv/ kryeministren Belinda Balluku. “Dy fjalë për të deleguarën e tij, që u siç thuhet, u thotë shoqeve më thërrisni “Belina luksi”.
Kur investoi 220 mijë dollarë në zyrën e saj, i tha një vajze, që e pyeti si e bëre këtë, i tha “epo ja kështu më pëlqen mua luksi”. Kur shkon dhe porosit biftekun një mijë euro, “kështu më pëlqen mua luksi” tha Berisha.









