Një superhajdut është arrestuar nga policia në Librazhd, pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje me thyerje. Bëhet fjalë për shtetasin Klodjan Qoshku 33 vjeç, i cili u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Gracka”.
Mësohet se 33- vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, duke vjedhur në një market ku kishte mundur të hynte pasi kishte thyer derën, me sende të forta.

Klodian Qoshku dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Librazhdit, të kryer në një hark të shkurtër kohor. Ndërkohë policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të raprotojnë vjedhjet e kryera kohet e fundit.









