Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda do të kryejë një vizitë 2 ditore Shqipëri në datat 10-11 maj.
Lajmin e ka bërë të ditur për mes një njoftimi Presidenca ku theksohet se vizita e tij vjen pas ftesë së presidentit Bajram Begaj.
Duda do të jetë i shoqëruar në këtë vizitë edhe nga zonja e parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.
Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.
Duda pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023, ndërsa, më 11 maj, ora 11:00 do të pritet nga presidenti Begaj në Presidencë.
Pas ceremonive të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, ata do të zhvillojnë një konferencë për media.