Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veri-lindore.
Ndërsa, orët vijuese do t’i bëjnë më të dukshëm vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në gjysmën lindore të vendit tonë. Reshjet e pakta të shiut do të jenë prezente edhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, Por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Deri në orët e mesditës territori i Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve të shumta, por do të ketë edhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.
Parashikohet që orët vijuese të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë vendin. Pritet që herë pas here vranësira të zhvillohen dhe të gjenerojnë reshje të pakta shiu.