-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken takohet me kryeministrin maqedonas: Mbështesim rrugëtimin tuaj drejt integrimit në BE!

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë një takimi të hënën në Uashington me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, theksoi rëndësinë e luftimit të dezinformimit në Ballkan.

“Ne do të vazhdojmë të flasim edhe për punën që duhet bërë për sigurinë energjetike dhe luftimin e dezinformimit, një çështje gjithnjë e më e rëndësishme”, tha zoti Blinken.

Sekretari amerikan gjithashtu falënderoi Maqedoninë e Veriut për ndihmën e dhënë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus dhe për rolin udhëheqës të Shkupit në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të forta dhe partneritetit strategjikë mes Shkupit dhe Uashingtonit.

Falë partneritetit tonë strategjik, Maqedonia e Veriut ka qenë në gjendje të marrë vendime të vështira, por të mira në dekadën e fundit. Këto vendime dhe ky vizion e solli vendin në NATO, mundësoi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe marrjen e rolit udhëheqës në OSBE gjatë njërit prej viteve më të vështira në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, tha kryeministri Kovaçevski.

Blinken gjithashtu shprehu mbështetjen amerikane për përpjekjet e Shkupit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut ka pritur për një periudhë të gjatë në rrugën e integrimit evropian. Statusin e vendit kandidat ajo e mori në dhjetor të vitit 2005, para Kroacisë, e cila tani është anëtare e BE-së. Por përplasjet e brendshme politike dhe mosmarrëveshjet me fqinjët e kanë zvarritur procesin e saj të anëtarësimit në BE./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit