Një person është arrestuar për trafik emigrantësh. Ai është Gani Mollaymeri 35-vjeç në Durrës.
U arrestua nga policia në Korçë pas një ndjekje për disa minuta, pasi fillimisht nuk ndaloi në Qafë Plloçë duke qenë se në makinë kishte pesë emigrantë që po i transportonte kundrejt lekëve.
Sekuestrohen automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.
35-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.