Egnatia shkruan historinë duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Skuadra nga Rrogozhina triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Vllaznisë dhe siguroi kalimin në finale, duke qenë se ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar barazim 1-1.
Finalisti tjetër do të dalë mes Teutës dhe Tiranës.