-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen njoftimi i policisë: “Audi” i preu rrugën autobusit në Tiranë (Bilanci)

Kryesoret

Policia e Tiranës ka reaguar duke dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur paraditen e sotme në Sauk ku u përfshi një autobus i linjës së Petrelës dhe një makinë tip “Audi”. Sipas policisë faji ka qenë i makinës tip “Audi” që i ka prerë rrugën autobusit. Pesë persona janë plagosur.

Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset urbani i Petrelës, 6 të plagosur

“Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin. Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A” njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit