-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shoqëruar nga nëna dhe e fejuara, voton Belind Këlliçi, thirrje qytetarëve: Ejani votoni!

Kryesoret

I shoqëruar nga partnerja e tij Anna, dhe familjarët e tij, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi është drejtuar në qendrën e votimit “Dora D’Istria” për të hedhur votën e tij.

Këlliçi ka votuar në një qendër me votim tradicional dhe jo në mënyrë elektronike. Pas votimit ai ka thënë edhe dy fjalë për mediat e pranishme në këtë qendër votimi. Këlliçi i bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar në çdo qendër votimi pasi sot është dita e ndryshimit të madh për Tiranën.

Këlliçi shkon të votojë, i moshuari i pret rrugën te dera

“Ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës të shkojnë për të votuar, Ftoj të gjithë të rinjtë. Sot është dita e madhe. Sot është 14 Maji që kemi pritur aq shumë që të gjithë. Është dita kur kemi në dorë fatet e këtij qyteti. Kam një apel për rininë, për vajzat e djemtë që kanë një moment kur mendojnë se duhet të ikin nga ky qytet. I them jo, hajdeni votoni të ndryshojmë të ardhmen e qytetit tonë. Për të gjitha ato punë të pabëra, dilni dhe votoni.

Askush nuk ju kontrollon dot votën. As Belind Këlliçi dhe as Erion Veliaj. Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të votojnë për katër vitet e ardhshme. Unë e kreva detyrën time. Jam duke  marrë informacione nga të gjithë qendat e votimit në Tiranë. Procesi është duke shkuar normalisht, Dilni dhe votoni masivisht. Sot është një ditë feste. Sot është dita e ndryshimit, 14 Maji. Dilni dhe votoni”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit