Mbi 500 qendra votimi në nisje të procesit të votimit shfaqën probleme tek pajisja e identifikimit elektronik duke u kthyer tek tradita e vjetër, verifikimi manual. Por kush mban përgjegjësi për këtë?
Gazetarët e lidhën këtë me prokurimet që ka bërë KQZ dhe e pyetën Celibashin për përgjegjësi ligjore. Ai u shpreh se cdo gjë ka qenë transparente dhe nuk ka frikë për këtë.
“Identifikimi elektronik është përgjegjësi e KQZ-së. Më pak se 10% e votuesve nuk identifikohen nga pajisjet elektronike.
Unë për veten kam dëgjuar gjëra edhe më të tmerrshme kështu që për këtë nuk ma bën syri tërr fare” tha ai.