Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi pas denoncimeve të shumta nga opozita u kërkoi të gjithë qytetarëve që kanë votuar, të largohen dhe të mos qëndrojnë brenda apo pranë ambienteve të qendrës së votimit.
“Është e papranueshme që qytetar që nuk kanë lidhje me atë qendër votimi të vazhdojnë që të rrinë në ambiente të brendshme. Duhet të boshatisen menjëherë.
E cilësoj si intimidim. Çdo kush që refuzon do të mbajë përgjegjësi. Kush ka votuar të largohet. Ata që nuk kanë punë në qendrat e votimit duhet të largohen” tha ai.
KQZ-LIVE/ Celibashi: Në Peqin dhe Fier mungonin fletët, në Devoll u dëmtua kutia