-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama fitoi në Shkodër duke blerë votat me milionë euro

Kryesoret

Sali Berisha nuk i njeh zgjedhjet e 14 Majit. Për Shkodrën ka një shpjegim për humbjen katastrofike. “Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë.

Të gjitha pollet e kundërshtarëve tanë, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 gjer në 16 pikë përpara. Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë.

Unë kurrë nuk tërhiqem para bandat të krimit shtetëror dhe joshtetëror. Shkodran është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës.

Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, zgjedhën e krimit, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigja ime për ju.

Opozita qëndroi fuqishëm dhe qeveria dështoi për ta asgjësuar. Vota u ble me 300 Euro, operatori votonte për zgjedhësin, shoqëronte zgjedhësin, etj, etj. Ne i kemi të gjitha të dokumentuara” tha ai.

Por a ndjen ai përgjegjësi për këtë rezultat? “Ndjej përgjegjësi të madhe për cdo proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm” tha Berisha duke mos pranuar humbjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit