Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan gjatë fjalimit të tij të mbajtur sot para zyrtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ka njoftuar se do të ketë një zgjatje tjetër 2 mujore të marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi.
Ndërkohë ditën e djeshme Moska kishte njoftuar se nëse nuk plotësoheshin kërkesat e saj ajo do të tërhiqej nga marrëveshja.
“Është vendosur që të zgjatet marrëveshja e grurit të Detit të Zi edhe për dy muaj të tjerë,” tha presidenti turk.
Deklarata e Erdogan erdhi pasi anija e fundit me grurë ukrainas u largua sot nga një port ukrainas në Detin e Zi, sipas marrëveshjes që lejon kalimin e sigurt të ushqimeve të eksportuara nga vendi.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse theksoi se Moska më vonë do të komentojë këtë zgjatje të raportuar të marrëveshjes.