-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Silva i pamëshirshëm kundër madrilenëve, nis festa në Etihad

Kryesoret

Ka përfunduar edhe përballja e dytë e gjysmë finales së Champions League ku vulosi finalistin i cili do të përballen me Interin më 10 qershor.

Manchester City arriti të mposhte 14 herë kampionët e Champions League, Real Madridin me rezultatin final 5-1.

Pas një barazimi në Santiago Bernabeu la kartat hapur për të dy skuadrat për të vulosur në Etihad. City në shtëpinë e tij arrit të shkatërronte madrilenët me rezultatin 4-0.

Bernardo Silva ishte protagonisti pasi shënoi 2 gola. Në minutën e 23 ai kaloi vendasit në epërsi.

Ishte sërish portugez që dyfishoi rezultatin në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë, “Los Blancos” u ngjallën, duke marrë administrimin e ndeshjes, por vetëm deri në minutën e 76-të Eder Militao që shënoi në portën e tij për tu prerë shpresat madrilenëve për një kthim.

Gjithçka u vulos nga Julian Alvarez i cili realizoi golin e katërt të ndeshjes duke shpallur zyrtarisht festën në Etihad.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit