Pas njoftimit nga presidenti turk, Erdogan për shtyrjen me 2 muaj të marrëveshjes së grurit ukrainas ditën e sotme janë autorizuar 3 anije që të nisin punën.
Anijet do të eksportojnë grurin e Ukrainës përmes Detit të Zi, bëri të ditur Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Rusia më parë kishte kërcënuar se do të tërhiqej nga marrëveshja e Detit të Zi nëse nuk do t’i plotësoheshin një listë me kërkesa për të tejkaluar disa pengesa për eksportin e grurit të saj deri më 18 maj.
Ndërkohë, Kremlini pranoi sot se e kishte shtyrë afatin e marrëveshjes me 60 ditë pasi negociatat mes palëve kishin dhënë rezultat.
Marrëveshja mes Turqisë dhe OKB-së u arrit fillimisht për 120 ditë në korrik të vitit të shkuar për të ndihmuar krizën e ushqimit të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës.