-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohet rënia e eksporteve në prill, zhvlerësimi i euros dhe ulja e çmimeve “fundosin” eksportuesit

Kryesoret

Eksportet kanë thelluar rënien në muajin prill, duke u tkurrur me 19.3%, me bazë vjetore, pasi në mars ishin reduktuar me 11.7%.

Ritmet e ritmet së eksporteve në vlerë janë ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me janarin, kur shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore, ndërsa në shkurt u zgjeruan me vetëm 2.8%.

Si rrjedhojë, për gjithë 4 mujorin, shitjet jashtë vendit ranë rezultuar me tendencë negative, duke u reduktuar me 3.4%.

Sipas INSTAT, Duke qenë se Shqipëria, kryen pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare me vendet e Eurozonës, zhvlerësimi i Euros ka ndikuar në volumin tregtar, krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, rënia e çmimeve në tregjet botërore të produkteve, që kanë ndikim në volumin tregtar, ka ndikuar në treguesit e eksport/importit për muajin Prill 2023 krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT, në Prill 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 miliard lekë, duke u ulur me -19,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me -19,3%, në krahasim me Mars 2023.

Thellohet rënia e eksporteve në prill, zhvlerësimi i euros dhe

Në këtë katër mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 156 miliard lekë, duke u ulur me -3,4%.

Gjatë muajit Prill 2023, në uljen e eksporteve prej -19,2%, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -10,2 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,6 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -3,8 pikë përqindje.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +0,2 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje./monitor

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit