Një tjetër i ri i burgosur ka ndërruar jetë sot. Rasti i dytë për sot është regjistruar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.
Lajmi është bërë i ditur nga njoftimi i Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ku mësohet se 31-vjeçari me inicialet M.K. ka ndërruar jetë. Në njoftim shtohet se i riu nuk kishte qenë më parë i sëmurë.
U arrestua për një tapet dhe një palë atlete, i riu vdes në burg
“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjehere nën shoqerim të stafit duke e reanimuar është derguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas perpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes” thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.
Misteri dhe lotët e nënës! Si vdiq 27-vjeçari në qeli në Tiranë për një palë atlete?