-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

37 të arrestuar, shkatërrohet banda kriminale e Ballkanit Perëndimor

Kryesoret

Europol ka njoftuar ditën e sotme se ka kryer 37 arrestime dhe ka shpërbërë një bande kriminale jashtëzakonisht të dhunshme nga Ballkani Perëndimor.

Arrestimi i tyre u krye pas një operacioni të policor në 7 shtete.

Drejtuesi i rrjetit mësohet se është një boshnjak i cili aktualisht po vuan dënimin me 4 vite burg në Itali. Sipas Europol, ai vazhdoi të drejtonte trafikun e armëve dhe drogës nga qelia e tij e burgut.

Dje është kryer një operacion i koordinuar policor në Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani. Operacioni u koordinua nga qendra operacionale e policisë kroate në Zagreb.

Ndër të tjera janë sekuestruar 148 mijë euro, 18 armë zjarri, 500 gramë tritol, 15 kilogramë kokainë, 11 kilogramë heroinë, 3 kilogramë amfetaminë, 7 kilogramë marihuanë dhe 10 kilogramë hash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit