-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Paguaj gjobën ose të mbyll biznesin”! SPAK arreston inspektorin me lekë në dorë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka arrestuar ditën e sotme një inspektor pranë Inspektoratit të Shëndetësisë në Tiranë. Në momentin e prangosjes iu sekuestrua shuma monetare prej 200 mijë lekësh, e përftuar në mënyrë të paligjshme.

Por për çfarë u arrestua?

SPAK thotë se mori informacion që ky inspektor me inicialet M.M. shkonte për kontroll në subjekte të ndryshme, tregtarë në qytetin e Tiranës, tek të cilët ushtronte presion se nuk kishin licencimin e duhur për vijimin e aktivitetit, dhe se gjoba në këto raste shkonte deri në 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe me mbylljen e biznesit deri në likuidimin e kësaj mase administrative.

Por këtu ofronte marrëveshje korruptive. Sipas informacionit paraprak, SPAK thotë se inspektori u thoshte subjekteve tregtarë se një problem i tillë mund të zgjidhej kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla, e më konkretisht të shumës monetare prej 500.000 lekë, por një pjesë e kësaj shume monetare duhej të paguhej brenda 24 orëve, përndryshe do vijohej me procedurat administrative të aplikimit të gjobës dhe mbylljes së aktivitetit deri në likuidimin e masës administrative.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit