Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për të shitur sërish doza kokaine në të njëjtin biznes privat (tabachino), arrestohet 27-vjeçari. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje. I arrestuari është Arsen Mete 27 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrolleve në biznesin privat (tabachino) të tij si dhe në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Gjykata i kishte caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 19.01.2022 u kap nga Policia e Fierit teksa ushtronte në të njëjtin biznes privat (tabachino), veprimtarinë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë. Por nuk ka zënë mend duke thyer masën dhe përsëritur shkeljen e ligjit.
You must log in to post a comment.