Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Zvicër ku një 37-vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey VD.
Dyshohet se shkak i vdekjes së 37-vjeçares të jetë si pasojë e dhunës në familje ku si pasojë është arrestuari partneri i saj po ashtu shqiptar i Kosovës.
Gjatë ditës së premte 42-vjeçari është paraqitur në stacionin policor ku është shprehur se kishte plagosur gruan e tij.
Policia zvicerane k shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë gjetur të renë të vdekur me disa plagë nga goditjet me thikë. Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja.
Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin.