Një 34-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një 64-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Dyshohet se 34-vjeçari mbrëmjen e djeshme në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda 64-vjeçarin me inicialet R. K.
Ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta