Gjatë tensioneve të zhvilluara ditën e sotme në veri të Kosovë raportohet se janë sulmuar makinat e ekipit të medias, RTV Dukagjini.
Sulmi i makinave të medias kosovare është regjistruar në Leposaviç. Protestuesit serbë kanë vizatuar simbole nacionaliste në makinat e ekipit dhe u kanë shpuar gomat.
Gazetarët që po raportojnë nga veriu janë vazhdimisht në rrezik, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që të mundësojnë raportim të sigurt nga komunat ku ka tensione.