Tensionet në veriun e Kosovës në cdo moment rriten më shumë, ndërsa Kina, ashtu si Rusia është pozicionuar hapur në krah të Serbisë duke fajësuar Kosovën.
Kina ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Serbisë, sipas saj “për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, pas përleshjeve mes protestuesve serbë në Zveçan dhe trupave paqeruajtëse të NATO-s.
Partia Komuniste është kritike e aleancës së NATO-s. “Ne kundërshtojmë veprimet e njëanshme të institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës.
Ne i bëjmë thirrje NATO-s të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve të rëndësishme dhe bëjë atë që në të vërtetë është e favorshme për paqen rajonale”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.
Kina, sëbashku me Rusinë dhe Serbinë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008.