-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Paketonin” emigrantë drejt BE-së, arrestohen 2 të rinjtë

Kryesoret

Policia ka arrestuar T. M 34 vjeç dhe A. P 33 vjeç, të dy banues në Durrës pasi transportonin me furgon, 10 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1000 euro/person.

“Dy shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në unazën e qytetit të Korçës, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, teksa po transportonin me një automjet (furgon), me drejtues shtetasin T. M. dhe pasagjer shtetasin A. P., kundrejt pagesave 300-1000 euro/person, 10 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan furgoni, dy celularë dhe një vlerë monetare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit