-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e ryshfetit në shëndetësi! Kjo është firma që fitoi tenderin (Dokumentet)

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua në flagrancë për korrupsion lidhur me një procedurë tenderimi. Duro u ndalua në flagrancë të premten për veprën penale të korrupsionit.

Ndalimi i zyrtares së lartë të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, pas një hetimi të kryer lidhur me një procedurë prokurimi.

Por për çfarë tenderi bëhet fjalë?

Sipas SPAK-ut tenderi në fjalë ishte për lotin e parë për supervizimin për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës. “5Pyetjet.al” ju sjell dokumentacionin e prokurimeve publike për këtë tender.

Pra e thënë më shkurt dhe qartë tenderi ishte 8 milionë lekë të vjetra dhe për këtë prokurim kafja që pagoi operatori për të fituar ishte 3.3 milionë lekë.

Titullari i institucionit kontrator ishte vetë Duro që do të firmoste në fund, sikur thonë edhe dokumentet që “5Pyetjet.al” i publikon.

Kush e fitoi?

Po sipas dokumenteve të publikuara nga “5Pyetjet.al” tenderi është fituar nga kompania “DRICONS” e cila është në pronësi të Vladimir Topit. Në garë ishin edhe shtatë kompani të tjera.

DRICONS” ofroi 672 mijë lekë për tenderin nga 800 mijë që ishte tavani. Tre oferta ishin më të vogla se shuma që ofroi Topi, por në fund ministria e Shëndetësisë vendosi t’ia jepte  “DRICONS”-it.

Sipas SPAK-ut për të fituar këtë tender janë dhënë ryshfet 3.3 mln lekë. “Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit janë grumbulluar prova të cilat kanë evidentuar se, një operator ekonomik do të jepte një përfitim të parregullt (në formën e shumave monetare) me qëllim shpalljen fitues” tha SPAK-u.

Por, a është firma në fjalë që dha 3.3 mln lekë ryshfet (gjysmat) për të marrë këtë tender 6.7 milionë lekë apo kemi të bëjmë me një tjetër operator që ishte në garë? Këtë prokuroria ende nuk e ka saktësuar zyrtarisht se cila ishte kompania që dha ryshetin.

Batërdia në shëndetësi! Rritet pazari i “kafes” për tenderat, gati 50-50% (Dokumentet)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit