Kryesuesi i OSBE-së si dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka publikuat 9 hapa se si mund të ulen tensionet në veri të Kosovës.
Sipas Osmanit hapi i parë është që Kosova dhe Serbia të riafirmojnë përkushtimin e tyre për marrëveshjen e Ohrit dhe për aneksin e implementimit.
Largimi i policisë speciale të Kosovës nga komunat në veri dhe reduktimi i forcave serbe është hapi i dytë sipas OSBE-së.
Në hapin e 3-të shkruajnë se sigurinë në terren duhet ta marrin në dorë policia e rregullt me asistencën e KFOR-it dhe EULEX-it.
Hapi 4 është anulimi i protestave, the kthimi në normalitet i shërbimeve komunale.
Si hap 5 propozojnë që kryetarët e rinj të japin dorëheqje në verën e këtij viti për të hapur rrugën për zgjedhje të reja komunale.
Sipas OSBE-së hapi 6 është që zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të bëhen në këtë vit, me përkrahjen e OSBE-së për procesin elektoral e që do të rris besueshmërinë në radhët e komuniteteve.
OSBE në hapin e tetë thotë se do të merret me rininë përmes programeve për pajtim dhe në hapin e fundit thonë se OSBE mbështet implementimin në mirëbesim të marrëveshjeve që janë arritur dhe rinisjen e një dialogu kuptimplotë.
📍@OSCECiO Roadmap: 9 Steps for De-escalation & Normalisation
➖Achieving durable peace & stability in #Kosovo: Ways ahead for returning & participation of Kosovo Serbs in t/ democratic processes1. Kosovo & Serbia reaffirm commitment to t/ basic agreement & #OhridProtocol.(1/4)
— Bujar Osmani (@Bujar_O) June 3, 2023