-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian që kërkoi sot nga Kosova që t’i pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës dhe të shpallë zgjedhjet e reja. Edi Rama shkon edhe më tej duke qenë edhe më i ashpër me Albin Kurtin.

 

“BE nuk mund të ishte më e qartë. Vazhdimi i këtij absurdi pa plan duke vendosur policinë që të ruajë ndërtesat boshe ku kryetarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, e nga ana tjetër vendosja e ushtrisë në kufirin e një vendin tjetër, nuk mund të më pak europiane dhe më vetëshkaktuese e situatës.

Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike ta zgjidhin konfliktin përpara se BE të marrë masa të forta ndaj tyre. Duhet të veprojnë shpejt dhe duhet të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së nënkupton kthim në normalitet si shtet europiane”, ka shkruar Rama

Brukseli ultimatum Kurtit: Tërhiq policinë dhe shpall zgjedhjet në veri tani

Në një deklaratë të Bashkimit Evropian, të lëshuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, është dënuar dhuna që ka ndodhur në veri ditë më parë, dhe u kërkua që Kosova të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet. “Bashkimi Evropian dënon fuqishëm dhunën ndaj qytetarëve, trupave të KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave në veri të Kosovës. Dhuna ka mundur të evitohet, dhe duhet të evitohet në të ardhmen.

Tensionet, Kurti: Veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira dhe sundim të ligjit

Bashkimi Evropian qëndron fuqishëm mbrapa misionit të KFOR-it dhe misionit të EULEX-it në përmbushjen e mandateve të tyre përkatëse”, është thënë në deklaratë. “Ne ftojmë të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë që, menjëherë dhe pa kushte, të ndërmarrin masa për qetësuar situatën, të ndalin retorikën përçarëse dhe të përmbahen nga secili veprim tjetër i pakoordinuar. Qetësia duhet të kthehet urgjentisht. Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të rrepta. Dështimi për t’i ulur tensionet do të rezultojë me pasoja negative” tha Borrell.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit