-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehu: Gjenocidi është zanafilla! Situata në Kosovë, e rrezikshme

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu në nisje të seancës së sotme plenare kërkoi sërish futjen në rendin e ditës të debatit për gjenocidin në Kosovë. Kërkesa është bërë prej disa muajsh, por shumica socialiste e mban në sirtarët e Kuvendit. Referuar momentit në veriun e Kosovës, Shehu tha se situata është mjaft e rrezikshme.

Fatkeqësisht vazhdojmë me shkelje të rënda të procedurës dhe rregullores në këtë parlament dhe kjo na bën që të mblidhemi sot këtu sikur të jemi parlamenti i Marsit apo Jupiterit.

Ne kemi paraqitur një kërkesë për mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë. Akoma nuk është futur në diskutim pranimi, apo mos pranimi nga asambleja plenare. Sot ngjarjet kanë precipituar në mënyrë të rrezikshme.

Gjenocidi është zanafilla. Pa dënuar atë, pa e njohur sikur ka bërë parlamenti i Kosovës, ne nuk kemi të drejtë të flasim dhe të kërkojmë drejtësi. Serbia nuk e njeh dhe tallet me atë gjenocid. Parlamenti shqiptar s’e kalon atë gjenocid sepse mërzitet Vuçiçi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit